Irani po përjeton valën më të madhe të protestave në dekada, ku mijëra qytetarë në të gjithë vendin kërkojnë rrëzimin e regjimit islamik. Lideri iranian ka urdhëruar shtypjen e tyre, ndërsa në valën e zemërimit raportohen më shumë se 50 viktima.
Protestat po bëhen të pandalshme, ndërsa demonstruesit vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre dhe regjimi përpiqet t’i shuajë me dhunë. Shumë qytete kanë përjetuar një valë të re protestash masive gjatë mbrëmjes së së premtes, dhe për shkak të përplasjeve me Gardën Revolucionare, raportohen dhjetra viktima.
Gjatë dy javëve të fundit, zemërimi ndaj regjimit është shtuar, dhe protestuesit kanë djegur xhamitë dhe ndërtesat qeveritare. Deri më tani flitet për 51 viktima, por numri i tyre mund të jetë më i madh, sipas raportimeve nga qytetarët.
Lideri Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ka urdhëruar shtypjen e protestave dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për nxitjen e tyre, duke theksuar se Irani nuk do të nënshtrohet.
Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të ndërhyjë me forcë në Iran nëse do të ketë viktima të mëtejshme.
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...
Presidentja kujton Enver Malokun: Ishte zëri i urtësisë në k...
Kurti kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin ...
Gjimshiti pëson lëndim të rëndë në fitoren e Atalantës
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim b...