Sipas Gazzetta dello Sport, Mike Maignan ka rënë dakord për të zgjatur kontratën me Milanin, dhe tani ‘Rossonerët’ po negociojnë vetëm për tarifat e agjentit përpara se të vendosin firmën mbi një marrëveshje të re deri në vitin 2030.
Maignan është “më afër se kurrë” për të zgjatur qëndrimin e tij te Milani, sipas Gazzetta dello Sport.
Gazeta italiane raporton se portieri me përvojë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë të re me vlerë 5 milionë euro në sezon plus bonus deri në 2030.
Portieri francez aktualisht fiton 2.8 milionë euro në sezon dhe kontrata e tij në ‘San Siro’ skadon këtë qershor.
Me kontratën e re, Maignan do të bëhet lojtari më i paguar në skuadër së bashku me Rafael Leaon.
Maignan ka luajtur një rol kyç te Milani këtë sezon, duke pranuar vetëm 17 gola në 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke mbajtur 10 portat e paprekura dhe duke shpëtuar dy penallti.
Komisionet e agjentit raportohet se mbeten çështja e vetme e pazgjidhur për ‘Rossonerët’.
Drejtuesit e Milanit e dinë se kampi i Maignan do të merrte një shumë të konsiderueshme nëse ai largohet si agjent i lirë në qershor, çka e bën thelbësore negociatën me përfaqësuesit e tij.
Sipas Gazzetta dello Sport, dy palët janë në marrëdhënie të mira dhe sapo të arrihet marrëveshja, portieri do të nënshkruajë kontratën e re./Telegrafi/
Një person arrestohet në Skenderaj për organizim të bixhozit...
SHBA u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga Ve...
“Do merren masa ligjore”, Rama për përmbytjet: Përgjegjës ed...
Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik rritjeje të niveli...
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...