Policia e Lezhës dhe Kurbinit finalizoi operacionin e koduar “Risku”, duke arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar dhe proceduar penalisht vëllain e tij, pas sekuestrimit të armës, municioneve dhe sendeve me vlerë.
Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit E. H., i njohur edhe si E. S., policia gjeti bizhuteri floriri dhe katër orë dore luksoze, për të cilat nuk kishte justifikim ligjor.
Më pas, në banesën e tyre në fshatin Gjormë, vëllai i tij, L. H., tentoi të shpëtonte duke hedhur nga muri i oborrit një çantë me armë zjarri dhe municione, por u kap menjëherë nga policia.
Si rezultat i operacionit, L. H., 37 vjeç, u arrestua në flagrancë, ndërsa vëllai i tij, E. H., 35 vjeç, procedohet penalisht. Hetimet për burimin e sendeve të sekuestruara vijojnë, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Lezhës.
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...
Nga 9 deri më 18 shkurt, deklaratat përmbyllëse në rastin Th...
Rrezik nga orteqet, policia shqiptare bllokon rrugën që ço d...
PZAP: Kemi edhe një ankesë nga PDK, pritet ta shqyrtojmë
Prishtina zyrtarizon mesfushorin Harun Karic
13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me ud...