Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e prekur nga vërshimet që të paraqesin sa më parë kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.
Sipas njoftimit të Komunës, paraqitja me kohë e kërkesave është e domosdoshme në mënyrë që komisioni të mund të nisë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve në afatin më të shkurtër të mundshëm. Autoritetet komunale theksojnë se kërkesat duhet të jenë të plota dhe të shoqëruara me të gjitha të dhënat e nevojshme.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në sportelet e Komunës së Drenasit, ndërsa nga komuna bëhet e ditur se institucionet lokale mbeten të përkushtuara për të qenë pranë qytetarëve dhe për të trajtuar me përgjegjësi çdo kërkesë të paraqitur në këtë situatë.
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje ...
Rumania konfirmon se një ndërtesë banimi u godit nga një dro...