Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me shumicën e votave dhe ulëseve në Kuvend.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, më 9 janar 2026, është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Ndërkohë në PZAP, ka bërë të ditur për RTK-në se aktualisht kanë vetëm një ankesë të pashqyrtuar, ndërsa brenda afateve kohore do të merrët vendimi mbi të.
Numri total i ankesave që ka pranuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa prej fillimit të procesit zgjedhor të 28 Dhjetorit është 69 ankesa, tha ud.drejtori i sekretariatit të PZAP-së, Tefik Mahmuti.
Me përfundimin e këtij procesi, KQZ ka bërë të ditur se është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me administrimin e procesit të numërimit në QNR, brenda afatit prej 48 orësh nga ndodhja e shkeljes së supozuar.
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...
Nga 9 deri më 18 shkurt, deklaratat përmbyllëse në rastin Th...
Rrezik nga orteqet, policia shqiptare bllokon rrugën që ço d...
PZAP: Kemi edhe një ankesë nga PDK, pritet ta shqyrtojmë
Prishtina zyrtarizon mesfushorin Harun Karic
13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me ud...