Gabriel Martinelli ka kërkuar falje publike pasi u përpoq ta shtynte mbrojtësin e djathtë të dëmtuar të Liverpoolit, Conor Bradley, jashtë fushës gjatë barazimit të tensionuar 0-0 të Arsenalit me kampionët të enjten mbrëma.
Incidenti ndodhi në kohën shtesë kur Bradley u ul keq duke ndjekur një top pranë vijës anësore dhe menjëherë e kapi gjurin.
Martinelli e lëshoi topin mbi të përpara se ta shtynte në shpinë, duke shkaktuar një përleshje që bëri që Martinelli dhe lojtari i Liverpoolit, Ibrahima Konate, të ndëshkoheshin me karton të verdhë.
Bradley u nxor me barelë dhe më vonë doli nga stadiumi Emirates me paterica dhe një mbështetëse në gju.
Kjo ka bërë që Martinelli të reagojë më vonë duke kërkuar falje publike me një postim në rrjetin social Instagram.
“Nuk e kuptova që ai u lëndua rëndë në atë moment të nxehtë. Dua të them se më vjen shumë keq që reagova. I shpreh përsëri Conorit gjithë të mirat për shërim të shpejtë”, ka shkruar Martinelli.
Sulmuesi brazilian ka konfirmuar gjithashtu se dyshja kishte folur dhe se kishte kërkuar falje privatisht. /Telegrafi/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...