Pas rreth pesë orësh ndërhyrje intensive, zjarri i rënë në një magazinë me rroba të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë është shuar. Aktualisht, në brendësi të kapanoneve kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla zjarri, ku forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të tyre.
Zjarri, që ra mbrëmjen e 8 janarit, u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve tekstile dhe plastike që ndodheshin në magazinë, duke shkaktuar flakë të mëdha dhe re të dendura tymi në zonë.
Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 72 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 13 mjete zjarrfikëse nga Tirana, Vora, Kamza dhe Elbasani. Ndërhyrja e tyre bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në objekte të tjera.
Megjithëse situata është vënë nën kontroll, dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi magazina është djegur pothuajse plotësisht dhe tymi vijon të jetë prezent në zonë.
Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Dyshimet paraprake lidhen me një shkëndijë elektrike, por shkaku përfundimtar do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve./rtsh
Italia goditet nga një tërmet i fuqishëm
Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segmen...
Vdes vogëlushi i familjes që u aksidentua tragjikisht derisa...
Vdes në QKUK gruaja që u lëndua nga vetaksidenti në Slivovë ...
Momenti kur Limi u fut në shtëpi, puthje për Bian dhe shtrën...
Washington Post zbulon sfondin e arrestimit të Maduros: Edhe...