Juventusi ka rifilluar kontaktet për të siguruar transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Kontrata e tij me “City” skadon në qershor.
Dirigjenti sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka filluar negociatat me përfaqësuesit e lojtarit, duke treguar synimin e klubit torinez për ta sjellë lojtarin portugez në Torino.
Silva është parë si një përforcim me përvojë dhe kreativitet për mesfushën bardhezi dhe Juventusi dëshiron të sigurojë një marrëveshje paraprake që ai t’i bashkohet skuadrës për sezonin 2026/27.
Bernardo Silva, konsiderohet një mesfushor me eksperiencë të lartë në Premier League dhe me suksese të rëndësishme me Manchester City, duke e bërë këtë objektiv një nga më të ndjekurit në merkato këtë dimër.
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...