Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, vlerësoi se vendit tonë i duhen intervenime të shpejta “që të kemi sa më pak dëme”, referuar vërshimeve që ndodhën në Kosovë ditëve të fundit.
I pyetur nëse do t’u kompensohet dëmi material qytetarëve, Durmishi tha se pasi komunat dhe institucionet përkatëse dalin me vlerësimin e dëmeve “në fund i merr përsipër Qeveria e Kosovës ato dëme që janë shkaktuar”.
Mirëpo shtoi se “ende nuk është miratuar buxheti ose të bëhet me mbledhje te qeverisë ose pasi të miratohet”, tha Durmishi në RTK.
Sipas tij, “duhet koordinim i MPB-së, Ministrisë së Ambientit e komunave që të bëhen sa më shumë projekte të cilat do të financoheshin nga niveli qëndror e komunat, që në të ardhmen të kemi sa më pak raste të tilla”, u shpreh ai.
Lidhur me ngjarjen aktuale të përmbytjeve, Durmishi tha “ne si ministri kemi filluar disa projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve”.
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...