Një situatë tendencioze ka ndodhur mes trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone dhe futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior.
Trajneri argjentinas në fillim të pjesës së parë e provokoi brazilianin me disa fjalë thumbuese, shkruan Arbresh.info.
“Florentino do të të largojë, mbaje mend çfarë po të them”, thuhet se i ka thënë Simeone, futbollistit barazilian.
Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit reagoi lidhur me këto deklarata të homologut të tij.
“E dëgjova çfarë i tha Simeone, Vinit dhe nuk më pëlqeu. Nuk mund të flasësh kështu, e kaloi kufirin”, tha Alonso.
Kujtojmë se Real Madridi e mposhti Atleticon 2-1 dhe siguroi finalen e Superkupës së Spanjës, ku të dielën do të përballet me Barcelonën./Arbresh.info
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...