Ka mbetur edhe përpunimi i një pjese të votave të ardhura me postë për të përcaktuar përbërjen përfundimtare të Kuvendit të Kosovës.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka vazhduar procesi i numërimit të pjesës së dytë të votave me postë. Këto vota përfshijnë fletëvotimet e tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës.
Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë procesuar 86,84% e votave të ardhura me postë.
Nga rezultatet aktuale të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 72.97% apo 21,103 vota. Ajo ndiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 9.86% apo 2,852 vota, Partia Demokratike e Kosovës me 9.33% apo 2,699 vota, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 3.82% apo 1,104 vota.

Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...