Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb dhe besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen, që sot kremtohet sipas kalendarit julian.
Postimi i plotë:
Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar.
Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.
Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.
Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie.
Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim./Arbresh.info
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...