Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata me vërshimet paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.
AME njofton se rajonet më të prekura janë Fushë Kosova, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.
“Sipas informatave nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), dhe Drejtorive për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE) të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 , situata me vërshime paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna. Rajonet më të prekura:
▪️ Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.
▪️ Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.
▪️ Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e AME-së.
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...