Procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të dhëna nga personat me nevoja të veçanta në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pritet të përmbyllet sonte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Këtë për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025. Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, tregoi ai.
Elezi ka bërë të ditur se deri në ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 49 nga 57 vendvotimet, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht.
“Sipas të dhënave, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860”, ka bërë të ditur ai.
Ndërkohë, në platformën e KQZ-së për rezultate ka filluar të shfaqen edhe mandatet e fituara nga subjektet politike, sipas dinamikës së numërimit të fletëvotimeve./rtk
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...