Gjatë muajit dhjetor 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë regjistruar gjithsej 197 aksidente në komunikacionin rrugor, bëri të ditur Policia Rajonale e Ferizajt.
Nga totali i aksidenteve të raportuara, një aksident ka qenë fatal, ku ka humbur jetën një person, 74 aksidente kanë qenë me lëndime, me gjithsej 125 persona të lënduar, ndërsa 122 aksidente kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Njoftimi i plotë:
Gjatë muajit dhjetor- 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 197 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:
– 1 aksident fatal, ku ka mbetur 1 person i vdekur
– 74 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 125 persona
– 122 aksidente me dëme materiale.
Për krahasim, gjatë muajit dhjetor të vitit 2024 janë raportuar gjithsej 183 aksidente, prej tyre:
– 1 me fatalitet , 1 person i vdekur
– 67 aksidente me lëndime, 94 persona të lënduar
– 115 aksidente me dëme materiale.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej + 7.65 %.
Po ashtu, gjatë muajit dhjetor -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 6.379 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 112 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Në muajin dhjetor të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 3.801 gjoba, që paraqet një rritje prej + 67.8 % këtë vit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.
Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut.
Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes:
– Aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë :
-192,
– 0290/326-250,
– 0290/322-406.
Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë./Arbresh.info
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...
10 vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Koso...
Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në M...
MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata...
Dënohet me 22 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në një supe...
Dalin detajet e para të gjendjes së Asencios pas dëmtimit të...