Egjipti ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës pasi eliminoi Beninin në vazhdime, duke e mposhtur me rezultat 3-1.
Koha e rregullt u mbyll 1-1, shkruan Arbresh.info.
Egjiptianët kaluan të parët në epërsi me golin e Attia në minutën e 69-të, kurse Benini barazoi shtatë minuta para fundit me anë të Dossou.
Shtatë minuta pas nisjes së kohës shtesë, Egjipti kaloi në epërsi sërish me golin e Ibrahim.
Ndërkohë fitoren e vulosi Mohamed Salah në minutën e katërt të shtesës së vazhdimeve të dyta.
Në çerekfinale, Egjipti i Salahut e pret fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë – Burkina Faso./Arbresh.info
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...