Granit Xhaka po vazhdon formën e shkëlqyer tek Sunderlandi.
Në fakt, që nga transferimi i tij tek skuadra e inkuadruar këtë sezon në Premier League, ai është shndërruar në lojtarin kyç të klubit, shkruan Arbresh.info.
Ai është një lider i vërtet si dhe “truri” i ekipit.
Këtë e thonë edhe statistikat që ka ndërtuar ai që nga transferimi tek klubi anglez.
Mesfushori shqiptar është lojtari i vetëm në pesë ligat më të forta të Evropës që ka regjistruar mbi 100 ndërhyrje, ku kanë qenë të suksesshme në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarëve.
Futbollisti shqiptar ka arritur gjithsej 103 ndërhyrje të suksesshme më shumë se çdo kush tjetër, duke treguar edhe një herë tjetër nivelit e lartë të futbollistit.
Në 20 ndeshje në Premier League, ai ka realizuar një gol dhe ka dhuruar pesë asistime.
Sunderlandi i cili ishte e nënvlerësuar si skuadër në fillim të edicionit, pas 20 ndeshjeve ka 30 pikë dhe është në pozitën e tetë, me vetëm katër pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...