Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, që ka ndodhur me datë 05.01.2026.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarin A.K, 29 vjeç dhe sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në rast.
“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...