Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga fillimi i procesit të numërimit të shtunën, më 3 janar, në orën 16:00, e deri të dielën, më 4 janar, në orën 16:00, janë numëruar gjithsej 41 nga 92 kuti votimi, të cilat përmbajnë pakot me fletëvotime të ardhura deri më tani në Kosovë.
Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4 kuti), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7), Dragash (1), Istog (4), Kaçanik (2), Klinë (2), Fushë Kosovë (2), Kamenicë (3), Mitrovicë e Jugut (4), Lipjan (2) dhe Rahovec (2).
KQZ ka bërë të ditur se të dhënat për rezultatet po përditësohen në vazhdimësi në platformën zyrtare për rezultate, e cila është e qasshme në faqen zyrtare të KQZ-së.
Po ashtu, gjatë javës në vijim, procesit të numërimit do t’i bashkohen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht, si dhe ato nga votimi i personave me nevoja të veçanta.
Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, nga 57 vendvotime me kusht, të shpërndara në 38 komuna të vendit, në sistem janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit për persona me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen