Në territorin e Qarkut Shkodër, reshjet e dendura të shiut, erërat e forta dhe reshjet e borës kanë shkaktuar disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga autoritetet lokale. Në disa zona janë krijuar vështirësi në kalimin e disa akseve rrugore dhe kanë ndikuar në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra.
Bashkia Shkodër ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin Prekal-Kir, ku grupet e punës janë në terren për të zgjidhur situatën.
Në Bashkinë Malësi e Madhe, po hasen probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat Zagorë, Vrakë dhe Kelmend, ndërkohë që ekipet e riparimit po punojnë për të rikthyer shërbimin.
Në aksin Bogë-Theth, për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi po kryhet vetëm me goma dimërore ose zinxhirë. Po ashtu, në aksin Tamarë–Vermosh ka prezencë gurësh në disa segmente të rrugës, por borëpastrueset janë në terren dhe po vazhdojnë pastrimin për të siguruar kalimin normal të mjeteve.
/rtsh.al/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...