Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë homazhe për ndarjen nga jeta të ish‑kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Kreu i AAK-së kishte shkruar në Facebook se vdekja e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën, duke e përshkruar të ndjerin si një personalitet të shquar me urtësi, vizion shtetformues dhe përkushtim ndaj vendit.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen Daci, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e vlerësuan kontributin e tij.
Ndërkohë, homazhet shtetërore për akademikun po mbahen sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku po marrin pjesë përfaqësues institucionalë, personalitete të politikës dhe qytetarë që i bëjnë nderimet e fundit ish‑kryeparlamentarit.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron