Ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votat e dërguara përmes postës, të cilat deri tani janë tërhequr nga dy kuti postare jashtë vendit dhe janë dërguar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rreth 58 mijë shtetas kanë qenë të regjistruar për votim me postë. Megjithatë, procesi i tërheqjes së zarfeve nga kutitë postare ende nuk ka përfunduar, ndaj nuk dihet ende numri i saktë i votuesve që kanë ushtruar të drejtën e votës. Tërheqjet e fundit të fletëvotimeve pritet të realizohen më 2 dhe 5 janar 2026.
Deri më tani, nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, të cilat kanë kaluar në proces vlerësimi dhe verifikimi nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga ky numër, janë aprovuar rreth 27 mijë e 600 pako, ndërsa më shumë se 950 janë refuzuar. Shkaku kryesor i refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit brenda pakos me fletëvotim.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr