Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdekur, Ambasada e Kosovës del me njoftim

18:28 | 1 Janar 2026
E.K

Ambasasa e Kosovës në Bernë ka njoftuar se po i monitoron zhvillimet në Crans Montana, ku dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur dhe afër 100 të tjerë janë plagosur pasi një bar ku po festohej për Vitin e Ri në një resort luksoz të skijimit në Zvicër, u përfshi nga zjarri.

Sipas njoftimit, ambasada ka thënë se është në gjendje gatishmërië t’ju ndihmojë qytetarëve të saj, teksa ka publikuar edhe disa numra kontakti.

“Nëse keni nevojë për ndihmë, lajmërohuni në numrin emergjent të ambasadës +41 77 479 11 86. Numri emergjent zviceran për familjet e brengosura: +41 848 112 117”, thuhet në njoftimin, që është shpërndarë edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.