Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se që nga 19 dhjetori Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po prodhon energji elektrike me kapacitetin maksimal të saj, duke operuar me pesë njësi gjeneruese.
Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se KEK-u ndodhet në një moment historik të transformimit, duke nënvizuar se gjatë kësaj periudhe janë investuar mbi 500 milionë euro.
Postimi i plotë:
Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.
Modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar, janë tejet të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë. Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës do t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MW kapacitete te reja gjeneruese nga burimet e ripërtrishme.
Që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese, në mënyrë që të kontribuojë në sigurinë e furnizimit në këto ditë të ftohta fundvitit dhe fillimvitit kur konsumi është i lartë.
Falënderoj punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen e përkrahjen për KEK-un në këto projekte transformuese.
KEK-u sot po forcon themelet e energjisë së të ardhmes: një KEK më i fortë, më modern, më i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të brezave që vijnë./Arbresh.info
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...