Ish-kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar me dhimbje të thellë pas ndarjes nga jeta të akademik Nexhat Dacit.
Ai e ka cilësuar ikjen e tij si një humbje të madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për mbarë botën akademike, shkencore dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit. Ikja e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për mbarë botën akademike, shkencore dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi.”
“Akademik Nexhat Daci do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në dije, arsim dhe shkencë, për përkushtimin e palodhur ndaj së vërtetës dhe për vizionin e tij në shërbim të shoqërisë. Vepra dhe mendimi i tij do të mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë.”
“Angazhimi i tij politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishte jetik. Gjatë viteve ’90 ai ishte prej figurave kryesore të rezistencës sonë paqësore. Duke qenë kryetari i parë i Kuvendit pas luftës ai la gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë politike.”
“Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Daci, kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Kujtimi i tij do të jetojë gjatë nëpërmjet veprës dhe trashëgimisë që la pas.U prehsh në paqe profesor”, thuhet në reagimin e Konjufcës./Arbresh.info
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë