Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.
Kurti ka theksuar se Nexhat Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vitit 1999 dhe një nga figurat më aktive të jetës politike dhe akademike të vendit. Ai kujtoi se Daci ishte edhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
“Nexhat Daci do të mbetet një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në mesazhin e kryeministrit në detyrë.
Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, kolegëve, profesorëve, akademikëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në jetën institucionale, politike dhe shkencore të vendit.
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...