Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci.
Osmani tha se Daci ishte një personalitet i rrallë, i cili bashkoi dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci. Në vitet më të rënda për popullin e Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të nëntëdhjeta, Akademik Nexhat Daci u angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha një kontribut të çmuar në vendosjen e themeleve të forta të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Osmani ka thënë se kontributi i tij shumëdimensional në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë institucionale dhe intelektuale të vendit.
“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. I përhershëm qoftë kujtimi për Akademik Nexhat Dacin”, ka shkruar Osmani.
Ali Ahmeti për vdekjen e Dacit: Kosova nuk ka humbur vetëm n...
Një vit me arritje të jashtëzakonshme e plot histori – Kombë...
“Mbarë shqiptaria do ta kujtojnë profesorin për kontri...
AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me b...