Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar pikën e rendit të ditës që kishte të bënte me propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme komunale, të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026.
Në seancë ishin të pranishëm 45 anëtarë, duke u siguruar kuorumi për vendimmarrje.
Propozimi u miratua me 31 vota për dhe 14 kundër, pa asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Kuvendi i Kryeqytetit i hapi rrugë procedurave të mëtejme ligjore për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, sipas legjislacionit në fuqi./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...