Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për situatën alarmante në Vlorë, përmes një postimi në “X”.
Duke ndarë edhe fotot nga puna që po bëhet në terren, ai thotë se pjesët e reja hidraulike, të nevojshme për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, janë nisur nga Stambolli dhe pritet të mbërrijnë brenda ditës së sotme.
Sipas Ramës, defekti ka ardhur si pasojë e instalimit të pjesëve hidraulike jashtë standardeve gjatë viteve 2009–2010, të cilat nuk kanë përballuar më presionin e ujit, duke çuar në shpërthimin e tubacionit.
Rama e cilëson defektin si një “plagë të hapur” për qytetin e Vlorës, duke e lidhur atë me problematika të trashëguara nga e kaluara.
Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve vlonjatë për vështirësitë e shkaktuara, duke theksuar se situata po trajtohet me prioritet për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.
“Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë“, shkruan kreu i qeverisë.
🔴 Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për… pic.twitter.com/VRgGrRbOKF
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2025
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...