Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, duke theksuar se pavarësisht përfundimit të ngërçit institucional, problemet kryesore të qytetarëve mbeten të pazgjidhura.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se qytetarët gjatë fushatës kanë shprehur shqetësime për kolapsin energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, uljen e investimeve kapitale, pezullimin e projekteve të mëdha, rritjen e kostos së jetesës, stagnimin e pagave dhe largimin e të rinjve nga vendi.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa do të fitojnë armiqtë e saj”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka bërë të ditur se Aleanca do të respektojë votën e qytetarëve, por do të analizojë proceset e brendshme dhe do të organizojë zgjedhje brenda partisë këtë pranverë për të forcuar strukturat e saj.
Ai gjithashtu ka falënderuar votuesit, aktivistët e partisë dhe kandidatët e Listës 129 për angazhimin gjatë garës zgjedhore.
“Krah teje, Kosovë, pa asnjë kusht!”, ka përfunduar deklaratën e tij Haradinaj./Arbresh.info
Mediumi gjermane ARD: Kurti triumfon befasisht bindshëm, fal...
Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në K...
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shte...
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA