Ka përfunduar në Mar a Lago takimi mes Presidentit të SHBA, Doland Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
I pyetur nëse sheh të mundur një takim trepalësh mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, Donald Trump tha se kjo mund të ndodhë “në momentin e duhur”. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin “dëshiron që kjo të ndodhë”.
“Ai ma tha shumë qartë, e besoj,” u shpreh Trump, duke shtuar se kishte zhvilluar një bisedë telefonike prej rreth dy orë e gjysmë me liderin rus më herët.
I pyetur se sa kohë mund të duhet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump u përgjigj se ajo mund të përfundojë “brenda pak javësh”, por pranoi se kjo mund edhe të mos ndodhë. “Brenda disa javësh do ta dimë, në një mënyrë ose në një tjetër,” tha ai.
Trump deklaroi gjithashtu se ka biseduar me Putinin për centralin bërthamor të Zaporizhjias, i cili ndodhet nën kontroll rus që nga fillimi i luftës. “Presidenti Putin po punon realisht me Ukrainën për ta rihapur atë,” tha Trump. “Në këtë drejtim ka qenë shumë korrekt. Ai dëshiron ta shohë të hapur.”
I pyetur nëse Rusia do të ketë përgjegjësi për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, Trump u përgjigj: “Ata do të ndihmojnë. Rusia dëshiron ta shohë Ukrainën të ketë sukses.”
Sipas tij, Putin ka shprehur gatishmëri të madhe për suksesin e Ukrainës, përfshirë furnizimin me energji elektrike dhe burime të tjera “me çmime shumë të ulëta”.
Trump theksoi se Putin nuk ka rënë dakord për një armëpushim, pasi nuk dëshiron të ndalojë luftimet dhe më pas t’i rifillojë. “E kuptoj këtë qëndrim,” përfundoi presidenti amerikan.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...