Pas votimit në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dita e sotme përfaqëson momentin më të rëndësishëm të funksionimit demokratik në vend, duke theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë, pa incidente dhe të organizuar në mënyrë korrekte.
Konjufca u shpreh se qytetarët e Kosovës, përmes votës së lirë, po dëshmojnë pjekurinë demokratike të shoqërisë, duke uruar që zgjedhjet të zhvillohen pa probleme dhe në frymë paqësore.
“Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë sepse populli i Kosovës voton. Unë uroj që këto zgjedhje parlamentare të shkojnë pa asnjë problem. Të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pa ndonjë eksces, në mënyrë paqësore e të qetë. Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.




Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...