Liverpool e ka mbyllur vitin 2025 me fitore, duke triumfuar 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në “Anfield”.
Dy golat e pjesës së parë kanë qenë të mjaftueshëm për “Reds”, të cilët vazhdojnë bilancin pozitiv ndaj Wolves, me shtatëmbëdhjetë fitore në tetëmbëdhjetë përballjet e fundit në Premier League.
Ndeshja ka nisur me një moment emocional, teksa tifozët kanë duartrokitur fëmijët e Diogo Jota, ish-lojtar i të dyja skuadrave, cili e kiste humbur jetën në aksident gjatë këtij vitit.
Liverpool e ka marrë kontrollin e lojës dhe ka rrezikuar herët, ndërsa goli i parë ka ardhur në minutën e dyzet e një, kur Ryan Gravenberch ka shënuar pas asistimit të Jeremy Frimpong. Vetëm një minutë më vonë, Florian Wirtz e ka realizuar golin e dytë, të parin në Premier League.
Wolves ka ngushtuar shifrat në fillim të pjesës së dytë me golin e Santiago Bueno, por Liverpool ka arritur ta menaxhojë epërsinë deri në fund.
Pas kvsaj ndeshje, Liverpool gjendet në vendin e katërt në tabelën e Premier League, ndërsa Wolves në vendin e fundit. Tabela kryesohet nga Arsenal.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...