KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të regjistruar në mërgatë

14:39 | 27 Dhjetor 2025
E.K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhënat e reja për procesin e votimit që po zhvillohet në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës në 18 shtete të botës.

“Me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë, ju njoftojmë se tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Nga komunikimi i vazhdueshëm me qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike, procesi i votimit është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë.”, ka deklaruar ai.

Sipas të dhënave që ka publikuar KQZ-ja nga 24 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 36.89% apo 7.079 votues.

“Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë sot, më 27 dhjetor 2025, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (26 nëntor – 6 dhjetor 2025)”, tha Elezi.

Gjithashtu, sipas tij, identifikimi në vendvotimin e përfaqësisë diplomatike mund të bëhet përmes njërit nga tri dokumentet e Republikës së Kosovës: Letërnjoftim, pasaportë apo leje e vozitjes. “Sipas vendimit të KQZ-së, pranohen për identifikim këto dokumente edhe nëse janë me afat të skaduar”,deklaroi Elezi.

Shpërndaje në rrjete sociale