Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi brenda një xhamie në qytetin Homs të Sirisë.
Sipas mediave lokale, shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës së faljes, në një zonë të banuar kryesisht nga komuniteti alevit. Autoritetet siriane kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes të vendosur brenda objektit fetar.
Forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim. Ende nuk ka përgjegjësi të marrë nga ndonjë grup për sulmin.
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj