Këmbësori që ishte aksidentuar para tri ditësh në Fushë-Kosovë ka ndërruar jetë të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit policor, aksidenti ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, rreth orës 00:50, në rrugën “Shefki Kuleta”.
“I dyshuari, mashkull kosovar, derisa po drejtonte veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, po ashtu mashkull Kosovar”, thuhet në raport.
Viktima ishte dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, ndërsa rasti po trajtohet si aksident trafiku me fatalitet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...