Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë në Gjilan është takuar me mërgimtarë të shumtë, kryesisht nga Zvicra, të cilët po kthehen në Kosovë për të dhënë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e së dielës.
Kurti ka theksuar se përkrahja nga diaspora po vjen në mënyrë masive, duke e cilësuar atë si tejet të rëndësishme.
“Mbrëmë në Gjilan takuam mërgimtarë të shumtë, sidomos nga Zvicra, të cilët po vijnë të na mbështesin masivisht në zgjedhjet e të dielës. Në mesin e tyre familja Limani nga fshati Zhegër. Faleminderit nga zemra për përkrahjen e madhe që po na vjen nga diaspora”, shkroi Kurti./Arbresh.info
“U vërtetua se vendit i mungon opozita”, Molliqaj: PDK-ja ës...
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...