OVL-UÇK ka njoftuar se kanë pranuar një telefonatë nga bashkëluftëtarët që po mbahen në Hagë, për t’i përcjellur ngushëllimet e tyre për familjen e Salih Mustafës, të cilit i vdiq babai.
Kujtimi për babain e Calit do të jetojë përherë ndër ne, thanë nga organizata e veteranëve.
“Në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, si dhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mustafa, për humbjen e më të dashurit të tyre.
Jemi pranë jush me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda.” – përfundon njoftimi.
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...