Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se janë gati për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve pas të reshjeve të borës në vend.
“Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë aktivizuar dhe janë në gjendje të plotë gatishmërie për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin”, kanë njoftuar ata.
Sipas tyre, janë në gatishmëri që gjatë gjithë sezonit dimëror të sigurojnë kalueshmërinë e rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit.
“Megjithatë, u bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, respektim të rregullave të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike”, vazhdon njoftimi.
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...