Në portin e Gioia Tauro në jug të Italisë është sekuestruar më shumë se 435 kilogramë kokainë e pastër, sipas “La Stampa”.
Një “pako” e bukur Krishtlindjesh u kap nga Guardia di Finanza (Policia Financiare Italiane), e cila sekuestroi një tjetër ngarkesë të konsiderueshme me kokainë që kalonte në portin e Gioia Tauro në prag të Krishtlindjeve.
Pakoja me 435 kilogramë kokainë të pastër, një nga ngarkesat më të mëdha të viteve të fundit, e fshehur në një ngarkesë prej afërsisht 1,000 qesesh me kikirikë të dërguara nga Amerika Latine dhe të destinuara, të paktën sipas dokumenteve tregtare që shoqëronin produktin, për në Evropën Lindore.
“Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj të ardhurave të organizatave kriminale, pasi porti vazhdon të jetë një pikë “kyçe” për trafikimin ndërkombëtar të drogës në Evropë”, tha policia.
Nëse do të dilte në treg, kokaina e sekuestruar do t’u kishte sjellë organizatave kriminale mbi 70 milionë euro.
Sekuestrimi vjen në kuadër të inspektimeve të intensifikuara të fundvitit në një nga portet më të ngarkuara të Evropës dhe përbën një nga rastet më të bujshme vitet e fundit në Gioia Tauro.
KQZ e ndalon votimin familjar, thotë se është vepër penale
Lucas Hernandez shkruan historinë me trofetë e fituar në kar...
Krishtlindja/ Princesha e Uellsit, Catherine dhe vajza e saj...
Nesër varroset babai i Salih Mustafës
Sallahu: Me Qeverinë Kurti 3, nuk do të ketë më vonesa në zg...
Kurti nga Kamenicë: Kontrollë të plotë një herë në vit për s...