Presidenti Volodymyr Zelensky përshëndeti ukrainasit në prag të Krishtlindjeve, duke deklaruar se pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë, Rusia është e paaftë të “pushtojë” atë që ka më shumë rëndësi, ‘unitetin e Ukrainës’.
Zelensky gjithashtu uroi vdekjen e Putinit, pa e përmendur në mënyrë të qartë presidentin rus, duke e quajtur atë një “ëndërr të përbashkët” të ukrainasve.
“Ne po festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo të gjithë jemi në shtëpi sonte. Dhe për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sonte. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve të sjella nga Rusia, ajo nuk është në gjendje të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë i ndërsjellë dhe uniteti ynë. Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe shprehim një dëshirë, për të gjithë ne. ‘Le të vdesë’, mund të mendojë secili prej nesh. Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën. Luftojmë për të. Dhe lutemi për të. Dhe e meritojmë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të Krishtlindjeve.
/abcnews.al/
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...