Në portin e Gioia Tauro në jug të Italisë është sekuestruar më shumë se 435 kg kokainë e pastër. Siç raportojnë mediat e huaja, pakot ishin fshehur brenda një ngarkese me 1 mijë çanta me arra.
Sipas dokumenteve të transportit, droga ka origjinë nga Amerika Latine dhe destinacion për Europën Lindore, ndërsa vlera e saj në treg do të kapte vlerën e rreth 70 milionë eurove.
Sekuestrimi vjen në kuadër të inspektimeve të intensifikuara të fundvitit në një nga portet më të ngarkuara të Evropës dhe përbën një nga rastet më të bujshme vitet e fundit në Gioia Tauro.
Policia e konsideron goditje të rëndësishme të ardhurave të organizatave kriminale, pasi porti vazhdon të jetë një pikë “kyçe” për trafikimin ndërkombëtar të drogës në Europë.
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit