Një 29-vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar në Ferizaj, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I dyshuari F.A., më 9 dhjetor, sipas Policisë, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave.
Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.
Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në ...
Broja i motivuar pas golit të parë me Burnleyn
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...