Dy oficerë të policisë dhe një kalimtar i rastit kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në kryeqytetin rus, vetëm dy ditë pasi një gjeneral i lartë rus u vra në një atentat të ngjashëm.
Autoritetet ruse kanë konfirmuar se tre persona, përfshirë dy oficerë të policisë rrugore, janë vrarë në një shpërthim të ndodhur në rrugën Yeletskaya të Moskës.
Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, dy oficerët kishin vërejtur një “person të dyshimtë” pranë një automjeti policor dhe, në momentin kur iu afruan për ta ndaluar, një pajisje shpërthyese u detonua. Si pasojë e plagëve të marra, dy oficerët e policisë ndërruan jetë, së bashku me një person tjetër që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.
Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të vendit ku të hënën u vra gjeneral-lejtnanti rus Fanil Sarvarov, pasi një pajisje shpërthyese e vendosur nën automjetin e tij shpërtheu.
Zëdhënësja e Komitetit Hetimor, Svetlana Petrenko, ka deklaruar përmes një postimi në Telegram se autoritetet kanë hapur një çështje penale dhe po hetojnë ngjarjen si një përpjekje për vrasje ndaj oficerëve të policisë së trafikut.
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...