Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalim vizash për pesë shtetas evropianë, përfshirë një ish-komisioner të Bashkimit Europian, duke i akuzuar se kanë ushtruar presion mbi platformat teknologjike për të censuruar dhe shtypur pikëpamje amerikane në rrjetet sociale.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se personat e sanksionuar janë aktivistë radikalë që, sipas tij, kanë promovuar masa censuruese nga shtete të huaja ndaj folësve dhe kompanive amerikane.
Figura më e njohur e përfshirë është Thierry Breton, ish-komisioner i BE-së për Tregun e Brendshëm, i cilësuar nga autoritetet amerikane si një nga arkitektët kryesorë të Aktit për Shërbimet Digjitale. Zyrtarë amerikanë e akuzojnë Breton se ka përdorur këtë ligj për të ushtruar presion ndaj platformave, përfshirë rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk.
Breton reagoi duke e quajtur vendimin një “gjueti shtrigash” dhe duke e krahasuar me periudhën e makartizmit në SHBA, duke shtuar se censura nuk është aty ku mendon Uashingtoni.
Personat e tjerë të prekur nga ndalimi i vizave janë drejtues të organizatave europiane që merren me luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit. Ata e cilësuan masën si një përpjekje për të penguar zbatimin e ligjeve europiane ndaj kompanive amerikane që operojnë në Evropë.
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...