Një person ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave të martën mbrëma në hyrje të autostradës në Kaçanik.
Njëra nga veturat ishte me targa të huaj. Një person ka marrë lëndime të lehta, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 20:10, në hyrje të autostradës në Kaçanik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, prej të cilave njëra me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rrugor, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë hetuar rrethanat e aksidentit”, ka njoftuar Veseli.
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...