Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, është diskutuar se provimi i maturës pa prag të kalueshmërisë nuk ka efekt.
Ky projektligj, për të cilin u tha se ka mangësi të mëdha, tashmë do të shkojë në kuvend për procedura të mëtejme në mënyrë që të hyjë në fuqi në kohën kur edhe përfundon viti shkollor, raporton KTV.
Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, tha se në shqyrtimin që po i bëhet këtij projektligji ka disa mangësi dhe përpjekjet e ministrit për të sjellë rregull në arsim vihet në pikëpyetje.
“Provimi i maturës nuk ka prag të kalueshmërisë, kandidati kalon me aq pikë të shprehura në përqindje të fituara në provimin e maturës. Nëse nuk ka prag, atëherë pse të mbahet provimi i maturës”, është shprehur Hasani.
Ndërkohë, anëtarët e këtij komisioni pas një diskutimi të gjatë votuan edhe për anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore./arbresh.info/
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...
Nagavci s’komenton shkeljet kushtetuese, fton opozitën për s...
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...