Prokuroria ka nisur me shfaqjen e video – incizimeve të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, para të dyshuarve Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Tre të akuzuarit janë sjellë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe me duar të lidhura, ndërkaq videot i takojnë ditës kur është vrarë Ademaj.
Nga video-incizime të tjera, janë publikuar edhe momentet kur kryhet akti i vrasjes ndaj Liridona Ademajt nga i akuzuari Granit Plava.
Në pamje shihet momenti kur bëhet gjuajtja me armë ndaj Liridonës, ndërsa më pas dëgjohen britmat e dy fëmijëve të saj.
Plava kishte deklaruar se vet Naim Murseli kishte përgatitur armën me 5 fishekë.
Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij ka treguar se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...