Pacolli kërkon që të shqyrtohet alternativa “Kosova A” për energji elektrike

11:06 | 6 Shkurt 2016
M. A.

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli  ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shqyrtojnë alternativën e rimëkëmbjes së gjeneratorëve të Kosova A.

Ai ka thënë se se nga viti 2006 po insiston që Kosova A të mos anulohet nga harta ekzistuese e gjeneratorëve të energjisë si objekt.

Shkrimi i plotë i z. Pacollit në  facebook:

 Qeveri, trajtojeni alternativën e rimëkëmbjes së gjeneratorëve të Kosova A!

Që nga vitit 2006 unë insistoj që Kosova A nuk mund të anulohet nga harta ekzistuese e gjeneratorëve të energjisë si objekt. Sipas kalkulimeve të njohura, pjesa ndërtimore dhe e infrastrukturës përbën 35 deri 40% të kostos së një termocentrali të ndërtuar nga fillimi. E gjitha infrastruktura dhe fondamentet e gjeneratorëve të A (A1 deri A5), me një intervenim shumë të vogël janë të përdorshme dhe shërbejnë si bazë mbi të cilat do të instalohej teknologjia e re, gjegjësisht gjeneratorët e rinj, konform standarteve të kërkuara mjedisore.

Po e shoh me vlerësim se Vetëvendosja në dy ose tre raste, edhe këto ditët e fundit, po flet në këtë linjë dhe unë i them se përqafimi i qëndrimit tim është i drejtë.

Sipas vizionit tim, ne do të ndërtonim mbi këto fondamente katër agregatë për një total prej 680MGV për një kosto tërësore prej 850 milionë euro. Agregati i pestë ose Kosova A1 do të përdorej si gjenerues i rrymës elektrike për përdorime riprodhuese të katër agregatëve të tjerë dhe si gjenerues bukur i madh i ngrohjes për qytetin.

Kostoja tërësore që do të kursehej (mbi 600 milionë euro )do të ishte argumenti i arsyeshëm që qeveria menjëherë të ndërronte programin e vet operues në këtë drejtim. Kjo është dhe një arsye të mos të pritet kot për një investim fantazëm prej mbi 1 miliardë e gjysmë euro në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale