Sonte në Pejë ka ndodhur një grabitje në njërën prej barnatoreve të qytetit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se dy persona të maskuar dhe me thika janë futur në barnatore.
Ata kanë arritur të grabisin të hollat dhe më pas janë larguar, teksa nuk ka të lënduar nga ky rast.
Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.